Tetë vende janë duke konsideruar që të zhvendosin ambasadat e tyre nga Tel-Avivi në Jerusalem.
Njëra ndër këto vende është edhe Guatemala, e cila ka bërë të ditur se do të ndjekë hapat e Uashingtonit, shkruan “Telsur”, transmeton portali arbresh.info
Ministria e Jashtme e Palestinës e ka dënuar vendimin e Guatemalës, duke e quajtur atë “armiqësor” dhe “ilegal”.
Në deklaratë thuhet se “Shteti i Palestinës do të veprojë me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtare për të kundërshtuar këtë vendim të paligjshëm”.
Majdi al-Khalidi, këshilltar i Presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, tha: “Sipas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, asnjë vend nuk ka të drejtë të lëvizë ambasadën e tij në Jeruzalem ose ta njohë qytetin si kryeqytetin e Izraelit. Të gjitha vendimet për të lëvizur ambasadat në Jeruzalem janë të pavlefshme dhe të paligjshme”.
Në mesin e vendeve që duan të zhvendosin ambasadat nga Tel-Avivi në Jerusalem janë, Honduras, që votoi kundër rezolutës të OKB-së, Paraguai, Togo, Rumania, Jordania dhe Sllovakia./arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...