Amerika sanksionon dy koreano veriorë mbi programin bërthamor

21:06 | 26 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar dy zyrtarë të lartë të Koresë Veriore mbi programin e raketave balistike, tha Departamenti i Thesarit.

“Thesari është duke synuar udhëheqësit e programeve të raketave balistike të Koresë së Veriut”, thuhet në deklaratë, shkruan “afp”, transmeton portali arbresh.info

“Kim Jong Sik , besohet se është figurë kyçe në zhvillimin e raketave balistike të Koresë së Veriut, duke përfshirë përpjekjet për të kaluar nga lëngjet në lëndë djegëse të ngurta dhe Ri Pyong Chol është raportuar të jetë një zyrtar kyç i përfshirë në zhvillimin e raketave balistike ndërkontinentale të Koresë së Veriut”, thuhet në deklaratë.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore janë përshkallëzuar gjatë këtj viti dhe testimi i Phenianit për një raketë balistike ndërkontinentale me 28 nëntor ka shënuar tensione të reja në mes të dy vendeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme