Arsenalit i refuzohet oferta për Medhi Benatian

19:31 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Arsenalit raportohet se i është refuzuar një ofertë prej 35 milionë funta për Medhi Bentian nga Juventusi.

“Topçinjtë” besohet se do të hyjnë në merkaton e transferimeve të muajit të ardhshëm për të përforcuar mbrojtjen, transmeton portali arbresh.info.

Sipas ‘Calciomercato’, Benatia është shfaqur si një shënjestër kryesore e trajnerit Arsene Wenger.

Raportet e mëparshme ka thënë se bashkëlojtari i tij te Juventusi, Daniele Rugani, ishte në radarin e Arsenalit. Por, duket se “Topçinjtë” preferojnë një qendërmbrojtës më me eksperiencë dhe kjo i ka drejtuar ata tek Benatia.

Reprezentuesi i Marokut ka një rekord të mirë në futbollin evropian duke luajtur tek Roma dhe Bayern Munichu gjithashtu.

Futbollisti shqiptar Shkodran Mustafi dhe reprezentuesi i Francës, Laurent Koscielny, janë aktualisht dyshja kryesore e “Topçinjve” në departamentin defanziv./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme