Rexhep Selimi, me Albin Kurtin apo me Dardan Molliqajn?

18:57 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputeti io Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka folur për herë të parë për përcarjet brenda Vetëvendosjes, përkatësisht ndarjen në dy grupe; në atë të Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt.

Selimi tha sot në KlanKosova se ai nuk i takon as krahut të Albin Kurtit e as atij të Dardan Molliqajt, pasi ai ndjehet vetëm pjesë ne Vetëvendosjes.

Ndërsa, deputeti tregon se në cdo parti ka debate, e kjo e VV-së u bë kaq e madhe sepse ata plasuan debatin e brendshëm në publik.

Selimi beson se i gjithë ky debat i brendshëm, në fund do të përmbyllet në mënyrë demokratike.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme