Manchester United ka barazuar me rezultat 2 me 2 në ndeshjen e sotme (e martë) kundër Burnleyt.
“Djajtë e Kuq” arritën të rikthehen nga disavantazhi prej 0 me 2 duke barazuar shifrat në 2 me 2 në ndeshjen në kuadër të xhiros së 20-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Jesse Lingard, i cili shpëtoi skuadrën e Jose Mourinhos me dy golat pas inkuadrimit në pjesën e dytë, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Reprezentuesi i Anglisë është vlerësuar me notën 8.3.
Te skuadra e Manchester United, Young është vlerësuar me notë të lartë (8.1) pas asistimit të krijuar në golin e parë nga Lingard.
Nga ana tjetër, Kevin Long (7.5), sulmuesi Ashley Barnes (7.3) dhe mesfushori Steven Defour (7.4) janë lojtarët e vlerësuar lartë.
De Gea dhe Rojo janë lojtarët me notën më të dobët (5.7)./arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...