Google ADS

Ivanovit i pengon gjuha shqipe, përjashton popujt tjerë nga interesat e Maqedonisë

15:59 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetarit Gjorge Ivanov vazhdon t’i pengoj çështja e gjuhëve të bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoni, edhe pse rroga e tij sigurohet edhe nga taksat e këtyre bashkësive.

Gjatë fjalimit të tij, Ivanov ka përmendur disa pika që të propozim-ligjit, që sipas tij janë kontestuese.

Sipas tij, propozimi i ri i vë në pikëpyetje interesat e përhershme të Maqedonisë dhe popullit maqedonas, duke bërë kështu një përjashtim të popujve tjerë që jetojnë në këtë shtet.

Ai konsideron se dygjuhësia është rregulluar në amandamentin 5 të Kushtetutës, respektivisht në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.

Ivanov kritikoi edhe aspektin e flamurit evropian për këtë ligj, duke thënë se ligjet e këtilla janë direktivë nga BE-ja, e që ky ligj nuk e ka dhe se me këtë Maqedonia i vë kushte vetes për anëtarësim në BE.

Kryetari u ndal edhe te aspekti terminologjik duke shtruar dilemën rreth zyrtares, oficiales dhe ligjit në përdorim zyrtar, dhe se ligji sipas tij është represiv./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme