Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka pas ndezjes së ekskavatorëve në fshatin Shipitullë për të nxjerr thëngjillin nga nëntoka e këtij lokacioni, ka thënë se ka mbi 16 muaj që ekskavatori nuk ka qenë funksional, dhe kosto mujore e këtij ekskavatori është dikund rreth 1 milionë euro, shkruan arbresh.info.
“Sot jemi në fshatin Shipitullë dhe ekskavatori është ndezur, ka mbi 16 muaj i cili nuk ka qenë funksional. Kosto mujore e këtij ekskavatori është dikund rreth 1 milionë euro dhe po e shihni se sa janë ato humbjet enorme që kanë ndodhur me muaj të tërë për shkak të neglizhencës së një qeverie e cila nuk ka dashur t’i jep prioritet fushës së energjisë dhe tash kemi ardhë në një situatë ku ishim para kolapsit energjetik , me një situatë ku u përmendën shifra të rritjes së çmimit të energjisë me 18 për qind , pra me të vërtetë unë besoj se kjo është një e arritur me të vërtetë jashtëzakonisht e madhe që të sigurohet furnizimi i brendshëm energjetik sepse nëse varemi nga importi asgjë në asnjë moment nuk ka të sigurtë as për nga rritja e çmimit të energjisë”, ka thënë ai.
Sipas tij, kryeministri Haradinaj duke treguar vendosmëri të madhe ka arritur që të bind qytetarët nga fshati Shipitullë që të vazhdojnë me nënshkrimin e kontratave dhe ta zhbllokojnë vendin sa i përket energjisë elektrike./arbresh.info/
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...