Manchester United i ka ofruar kontratë përsëri mesfushorit belg, Maraune Fellaini, por edhe e kanë paralajmëruar që kjo është oferta e fundit.
30 vjeçarit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni dhe që nga janari është i lirë të flasë me skuadra tjera.
Fellaini refuzoi ofertën e parë të United por Mourinho është një fans i madh i tij dhe ka insistuar që ai të qëndrojë në Old Trafford.
Reprezentuesi belg e di se kjo është kontrata e madhe e tij e fundit në futboll dhe dëshiron që United të reflektojë.
Sipas “Daily Express”, United ka rritur ofertën nga 120 mijë funte në javë në 150 mijë funte, transmeton arbresh.info.
Në rast se Fellaini refuzon ofertën e United, atëherë klubi do të vendos që ta shesë në janar apo ta lejojë të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë.
Besohet se Fellaini dëshiron të qëndrojë me djajtë e kuq por ai ka oferta të majme nga Kina dhe Turqia. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...