Albin Kurti duket se shihet si figurë shumë më e përshtatshme për President të Kosovës sesa Hashim Thaçi, i cili aktualisht është President i vendit dhe aspirues për të qenë prapë në këtë post – nëse do të bëheshin ndryshimet kushtetuese që Presidenti të zgjidhet direkt nga populli. Në një sondazh në rrjetet sociale, për Kurtin kanë votuar 65 për qind e të anketuarve, kurse për Thaçin vetëm 35 për qind.
Hashim Thaçi në takimin e përvitshëm me gazetarë kishte thënë se “nëse nuk ndryshohet Kushtetuta që mundëson që Presidenti të zgjidhet direkt nga populli, unë do të tërhiqem nga politika”.
Të njëjtën deklaratë ai e forcoi edhe në një intervistë të shkurtër te Baton Haxhiu në Klan Kosova.
Ai tha se assesi nuk dëshiron më të zgjidhet në këtë post përmes votës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Aktualisht, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës, por tash e sa vite qarkullon ide që presidenti të zgjidhet direkt nga populli.
Por, a do të arrinte Hashim Thaçi të zgjidhej President nëse bëhen këto ndryshime kushtetuese? Dhe, mbi të gjitha, kush do të mundë të ishin sfiduesit e Thaçit në këtë garë?
Në rrjetet sociale ka qarkulluar mbrëmë një sondazh rreth kësaj çështjeje.
Rezultatet e sondazhit janë shumë dekurajuese për presidentin aktual, shkruan Gazeta Express.
Në pyetjen se kë do ta votonit për President, Hashim Thaçin apo Albin Kurtin, njerëzit bindshëm kanë favorizuar themeluesin e Vetëvendosjes. Më saktësisht, 65 për qind e njerëzve që kanë votuar kanë preferuar Kurtin, kurse vetëm 35 për qind kanë preferuar Thaçin.
Ndryshe, Presidenti aktual ka edhe dy vite mandat. Nëse ndryshon Kushtetuta, qytetarët do të votojnë për president të ri në shkurtin e vitit 2020. /GazetaExpress/.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...