Shtetësia për Kryepeshkopin, Presidenti grek falënderon Metën

13:40 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta pas dhënies së shtetësisë për Kryepeshkopin Janullatos. Presidenti grek e ka falënderuar Metën për dekretin.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi konfirmon për Syri.net se gjatë bisedës telefonike, Pavlopulos vuri në dukje se kjo iniciativë e Presidentit shqiptar përbën veç të tjerash, një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm thelbësor të marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë.

Po dje, Meta mori një telefonatë falënderimi nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, Niko Kotzias./Syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme