Futbolli shqiptar, i të gjitha kategorive, ka marrë pushimet dimërore.
Futbollistë e trajnerë, por jo vetëm, do të festojnë pranë familjeve të tyre Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, pastaj do të rikthehen në veprim.
Përfshirja në merkaton e janarit, sipas mundësive, është një imperativ për cilindo, ashtu sikurse “karikimi i baterive” në fazën përgatitore të kësaj periudhe, brenda e jashtë vendit.
Por kur do të rifillojë kampionati i Kategorisë Superiore, ai më interesanti dhe më i ndjekuri? Për këtë ka bërë sot një njoftim zyrtar vetë FSHF-ja, organizatorja e garës: “Me vendim qarkullues të Komitetit
Ekzekutiv u vendos që java e 17-të e Kategorisë Superiore do të luhet në datën 27 janar 2018 dhe jo në datën 20 janar, siç ishte parashikuar më parë.
Sektori i Garave pranë FSHF-së ka bërë këtë propozim, i cili është miratuar me vendim qarkullues të KE. Ndërkaq, për këtë vendim do të vihen në dijeni të gijtha ekipet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore”. /Telesporti/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...