Me një iniciativë kreative të artistit Kushtrim Mehmeti është mbajtur në sheshin “Skënderbeu” protesta artistike “Apel për ndihme” ku njerëz të vullnetit të mirë ofruan kravata për kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj i cili ka rritur pagën e tij, të ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve dhe stafit të tyre për rreth 100 për qind.
“S’mundem gjithqysh me dalë, obligona për një kravatë, një kmishë”, ishte një ndër fjalitë që tha kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, pas reagimeve të shumta që dolën kur ai ngriti pagën e tij rreth 100% të asaj që e kishte dhe tani merr 2950 euro në muaj.
Mehmeti tha pas aksionit se sot janë dhuruar 300 kravata e shumë këmisha për kryeministrin dhe se kësisoj, ai mund t’ia ulë pagën pozitës së tij dhe të tjerave pasi ka një popull solidar që do t’i ndihmoj atij, shkruan arbresh.info.
“Lirisht le ta ulë pagën e vet, nuk ka nevojë për kravata e këmisha me rrit pagën për shkak se na ia sigurojmë. Momentalisht ne ofruam afër 300 kravata, domethënë, për 300 ditë i ka të siguruara, atëherë ai le t’i ulë pagat e na këto gjëra ia ofrojmë”, tha Mehmeti.
Duke folur gjatë gjithë kohës me ton satirik, Mehmeti kërkoi nga kryeministri Haradinaj që të dalë t’i shikoj e t’i zgjedh se cilat i pëlqejnë dhe t’i merr e të tjerat t’i kthej prapa për zëvendësim.
Sipas tij, Haradinaj nuk e ka rrit pagën e tij por të çdo kryeministri që do të vij pas./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1639740279424391/
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...