Serbia ka ekstraduar aktivistin Kurd, Cevdet Ayaz, për në Turqi duke injoruar kështu udhëzimet ë vazhdueshme të komitetit kundër torturës në kuadër të OKB-së.
Ky komitet që është në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara , kishte udhëzuar shtetin Serb që para përfundimit të procedurave ky aktivist të mos ekstradohet për në Turqi.
Aktivisti Kurd raportohet se ishte marrë në pytje dhe torturuar për rreth 15 vite në një burg në Turqi, për shkak të aktiviteteve të dyshuara anti shtetërore nga shteti turk, transmeton Lajmi.net.
Në Serbi ai ishte duke u mbajtur në një qendër të mbajtjes për të huaj afër Beogradit.
Serbia është ndër shtetet e para që kishte përkrahur Konventën e OKB-së kundër torturës, dhe pas këtij rasti mund të përballet me pasoja , kanë paralajmëruar zyrtarët e OKB-së. /Lajmi.net/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...