Ndahen mjetet për furnizim me ujë të pijes për Orllan dhe rrethinë

11:12 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Dje me datë 24.12.2017, duke filluar nga ora 13:00,në ambientet e shkollës Zahir Pajaziti në Orllan është mbajtur tubimi informues rreth iniciativës së OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” dhe Iniciativa Qytetare Orllan për projektin e furnizimit me ujë të pijshëm në Orllan dhe fshatrat me rrethinë.

Në takim qytetarët u informuan me aktivitetin e OJQ SDK dhe banorëve të Orllanit për këtë projekt të rëndësishëm siç janë: Organizimi i tryezës me aktorët përgjegjës, organizimi i protestës ne Orllan, takimet më kryetrin e Komunës Podujevë, takimet me zyrtarë të Ujësjellësit, takimet me komisionet parlamentare te Kuvendit të Kosovës, takimet individuale me deputet te caktuar, dhe si rezultat edhe me arritjen finale, futja në buxhet qeveritarë qendror të këtij projekti që ka një vlerë prej 1 milion e 300 mijë euro.

Projekti do të realizohet në tri faza për tri vite. Viti 2018, 200 mijë euro, viti 2019, 400 mijë euro dhe viti 2020, 700 mijë euro.

“Ne shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë në rend të parë banoret e Orllanit me rrethinë, partneret tanë nga Shoqëria Civile, deputet të caktuar që mbështetën këtë iniciative tonën. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë edhe fazën e implementimit te projektit dhe do të ju mbajmë te informuar vazhdimisht”, thuhet në njoftimin e SDK.

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme