Vuçiq: Dialogu në Bruksel vazhdon, ashtu siç thotë Serbia

10:38 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vazhdimi i dialogut në Bruksel, për sa i përket pjesëmarrësve, do të bëhet siç thotë Serbia.

Ai në një intervistë për televizionin “Pink” ka potencuar se shqiptarët në Kosovë nuk kanë punuar asnjëherë në mënyrë të pavarur për veten e tyre,  transmeton Klan Kosova.

“Ne vazhdojmë bisedimet, por nuk do të ndodh si ju dëshironi, sepse pyetet edhe Serbia. Do të jetë ashtu si Serbia do të thotë. Jo sepse ashtu dëshiron, por se ofron kompromis “, tha kreu i shtetit serb./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme