Spitali i Marsejës ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Florenc Beqirajt më 21 dhjetor.
Një zëdhënës i Spitalit ku humbi jetën i riu, ka thënë për “Reuters”, se 23-vjeçari shkodran “vdiq pavarësisht kujdesit që i ishte dhënë atij” nga ana e personelit mjekësor atje.
Në reagim, nuk përmendet asgjë lidhur me akuzat e familjarëve, se Beqirajt i hoqën tubin e oksigjenit që e mbanin në jetë duke mos pyetur të afërmit.
Vdekja e Florenc Beqirajt ka shkaktuar reagime të shumta në Shqipëri, duke përfshirë edhe politikën.
Beqiraj ishte në Francë prej dy vitesh e po përpiqej të përfitonte azil. I riu ishte arrestuar nga autoritetet franceze pasi ishte kapur pa dokumente. Më 14 dhjetor, Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e tij të paraburgimit në Marsejë.
23-vjeçari u transportua në spitalin publik të qytetit francez, ku pas një jave në gjendje kome, humbi jetën. Sipas familjarëve, Florenci u dhunua në qeli.
Nderkohe policia franceze pretendon se i riu ka dashur ti japë fund jetës, raporton “syri”.
Edhe ministria e Jashtme shqiptare, në reagimin e saj për rastin, nuk sqaron akuzat e familjarëve për heqjen nga ana e mjekëve të tubave të oksigjenit që mbanin në jetë 23-vjeçarin:
“Pas disa ditësh në koma të thellë, në datën 21 dhjetor, ora 18.30, u konstatua vdekja e z. Florenc Beqiraj. Trupi i tij u transportua në pavionin e mjekësisë ligjore të Marsejës, më 23 dhjetor, konform udhëzimeve të Prokurorisë, e cila kërkoi të kryhej autopsia. Autopsia do të kryhet në ditët e ardhshme, ndërkohë që hetimi vazhdon”, njoftoi dje ministria./Syri/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës