Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu tha se edhe në vitin 2017 ekonomia e Kosovës ka pasur shumë sfida, por edhe arritje.
“Në vitin 2017 pati disa zhvillime, ajo që po e mban ekonominë e Kosovës është sektori privat”, tha ai.
Sipas tij Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), edh enë këtë vit ka qenë zëri kryesor i bizneseve.
Kurse për marrëveshjen për ‘Kosovën e re”, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, vlerësoi se ka dilema për nënshkrimin e kësaj kontrate.
“Unë kam dilema, është nënshkruar kontrata, apo para kontrata. Ne duhet të rishikojmë dhe të shohim marrëveshjen, pra duhet të ketë transparencë. Nuk duhet të na ndodh siç po na ndodh me AXOS-in”, tha ai Sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së).
Sipas tij ky projekt është dashur të kryhet vite me parë. “Vonesa dhe prolongimi i ndërtimit të “Kosovës së re”, ka shkuar në dëm të Kosovës”, tha ai.
Gërxhaliu ka folur edhe për qeverinë e Kosovës, si dhe për emrin e zëvendësministrave e që sipas tij është gabim që po veprohet ashtu. “Është koha që ta motivojmë rininë e Kosovës, është koha për edukimin e brezave të Kosovës”, tha ai.
Sipas tij në të ardhmen nuk duhet të jetë që vetëm institucionet e Kosovës të krijojnë vende të reja të punës.
“Nuk është në rregull që të rriten vetëm pagat në sektorin publik. Ne marrim shumë kritika për këtë që ne jemi kundër rritjes së pagave, ne nuk jemi kundër rritjes së pagave, por kjo po e dëmton sektorin privat”, theksoi ai.
Për rritjen e pagave në qeverinë e Kosovës, Gërxhaliu vlerësoi se kjo nuk është në rregull, por sipas tij kjo mund të vlerësohem se mund të ketë zgjedhje në vitin tjetër./RTK/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...