Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, është ndaluar zyrtarisht që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se Navalny është i papërshtatshëm për shkak të një dënimi korrupsioni, për të cilin ai thotë se është motivuar politikisht, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Navalany u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të bojkotojnë votimin e marsit.
Navalny, 41 vjeç, është pari si kandidati që kishte shans të sfidonte Presidentin Vladimir Putin.
“Ne kërkojmë që votuesit të bojkotojnë zgjedhjet”, tha Navalny pas vendimit, duke shtuar se ai do të udhëheqë protesta në mbarë vendin.
I njohur për fushatën e tij kundër korrupsionit dhe protestat kundër Putinit, Navalny u dënua më kusht për pesë vjet gjatë një rigjykimi për akuzat për përvetësim./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...