Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka goditur ashpër sjelljet dhe synimet e imperialistëve të superfuqive botërore, duke cituar një proveb të dramaturgut irlandez George Bernard Shaw.
“Imerialistët që nuhasin naftën, janë më të rrezikshëm se peshkaqenët që nuhasin gjakun”, tha ai gjatë një fjalimi në Universitetin e Khartoumit, ku edhe u nderua me doktoratë nderi, shkruan “Daily Sabah”, transmeton portali arbresh.info
Gjatë vizitës në Sudan, Erdogan ka theksuar se “vëllezërit sudanezë kanë vuajtur nga sanksionet e padrejta”.
“Nuk ka asnjë vlerë morale që imperialistët nuk do të shkelin për shkak të naftës dhe Afrika është kontinenti që e njeh më së miri këtë gjë”, shtoi ai.
“E ardhmja i takon Afrikës, prandaj duhet të qëndrojmë të fortë, sikurse bëmë me Jerusalemin”, tha ai, nxitur një valë duartrokitjeje nga audience.
Erdogan gjatë fjalimit ka goditur edhe njëherë Presidentin amerikan, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...