Kanada përjashton diplomatin e lartë të Venezuelës

23:02 | 25 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Kanada ka bërë të ditur se ka dëbuar ambasadorin e Venezuelës në Otava, Wilmer Barrientos Fernandez dhe përgjegjësin e tij, Angela Herrera.

Ministri i jashtëm Chrystia Freeland tha se masa ishte në hakmarrje për dëbimin e diplomatit më të lartë nga Karakasi gjatë fundjavës, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Venezuela ka akuzuar Kanadanë për ndërhyrje në punët e saj të brendshme.

Kanadaja ka kritikuar qeverinë e Presidentit Nicolas Maduro mbi të drejtat e njeriut.

Më shumë se 120 njerëz janë vrarë gjatë muajve të protestave anti-qeveritare në fillim të këtij viti.

“Kanadezët nuk do të qëndrojnë duarkryq përderisa qeveria e Venezuelës i largon njerëzit e saj nga të drejtat themelore demokratike dhe njerëzore dhe u mohon atyre aksesin në ndihmën e bazës humanitare”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Kanadasë.

Venezuala ka përjashtuar edhe ambasadorin Brazilian, mbi akuzat për shkelje të ligjit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme