Del në shitje Mercedez-Benzi i Adolf Hitlerit

22:32 | 25 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Një pjesë e historisë së Adolf Hitlerit, Mercedez-Benzi i tij i 1939-tës, do të del në ankand gjatë muajit të ardhshëm.

Automjeti që u përdor gjatë paradave në Gjermaninë naziste, është restauruar plotësisht dhe mund të shitet për rreth 7 milionë dollarë, shkruan “Fox”, transmeton portali arbresh.info

Ky Mercedez-Benz 770K Grosser Offener Tourenëagen, besohet të jetë një ndër makinat më të rëndëishme të historisë që është vendosur ndonjëherë në ankand.

Ankandi me bazë në Arizona, ka liruar rreth 50 dokumente që vërtetojë vërtetësinë e produktit. Në dokumente thuhet se makina ishte ndërtuar osaçërisht për të dhe përdorej gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë viteve makina është shfaqur në muze të shumta dhe ka marrë pjesë në disa parade. Eksperti anonim i Fox ka vlerësuar makinën mes 5 deri në 7 milionë dollarë. Çmimi i blerjes do të bëhet i njohur pasi ai të shfaqet në ankand me 17 janar.

Nga paratë e shitjes, bëhet e ditur se 10 përqind e fitimit do të shkojë për edukimin e njerëzve për Holokaustin, duke përfshirë pse ndodhi dhe si të parandalojmë diçka të ngjashme në të ardhmen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme