4 gjëra që nuk duhet t’ua thoni njerëzve të pikëlluar gjatë festave

21:59 | 25 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Për ata që janë të pikëlluar, festat nuk janë “koha më e mirë e vitit”.

Ata jo vetëm që lundronjë në dhimbje, por kalojnë një periudhë shumë të vështirë.

Të dashurit sado që përpiqen të lehtësojnë këtë periudhë, shpesh herë nuk ia dalin, sepse pa qëllim thonë frazat e gabuara, shkruan “HuffPost”, transmeton portali arbresh.info

Gjërat që nuk duhet t’ia thoni një personi të pikëlluar janë:

  1. Buzëqesh, sepse janë festat

Ndërsa kjo është mënyra më e mirë për t’u përpjekur për të gëzuar dikë, shpesh herë tingëllon si e pavlefshme. Një deklaratë e tillë te personi që është i pikëlluar, fsheh trishtim. Kjo deklaratë i lëndon ata dhe i bën të ndihen të vetmuar.

  1. Vitin tjetër do të bëhet më mirë

Pikëllimi shpesh na bën të shikojmë vetëm anën e errët. Festat që sjellin kujtime të bukura, te personat që vuajnë sjellin kujtime të kaluara dhe shumë të vështira.

  1. Bisedat rreth pikëllimit

Kurioziteti juaj mbi pikëllimin e tjetrit duhet të jetë sa më i vogël gjatë festave. Pyetjet e shpeshta do të bëjnë atë person të ndjehet edhe keq.

  1. Përpjekja për të larguar mendjen nga qëllimi i vuajtjes

Përpjekja për të hequr nga mendja qëllimin e vuajtjes që ka shkaktuar pikëllim te personi, nuk zbeh vuajtjen. Ata persona duhet të ballafaqohen me realitetin, prandaj lejoni që të diskutohet për vuajtjen vetëm kur personi i pikëlluar kërkon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme