Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka quajtur të pamatura dhe jo të mençura përpjekjet e deputetëve të caktuar të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
“Ishin veprime të pamatura mirë, jo të mençura. Nuk duhet të hyjmë në veprime të tilla”, ka thënë Mustafa, gjatë një interviste në Radio Televizionin e Kosovës.
Ai ka deklaruar se duhet të punohet “që drejtësia të zbardhet”, dhe se “njerëzit duhet të përgjigjen nëse kanë bërë veprime”.
“Nuk do të doja që akuzat e bëra ndaj njerëzve tanë të dalin të vërteta”, është shprehur Mustafa.
“Ka edhe akuza absurde, që kemi dëgjuar”, ka shtuar udhëheqësi i LDK’së.
Mustafa ka thënë se drejtësia ndërkombëtare është e pashmangshme. “Kësaj nuk mund t’i iket”, është shprehur ish-kryeministri i vendit.
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar
Nga sulmi izraelit mbi Bejrut, vriten 12 persona
Elvis Rexhbeçaj në formacionin startues të Augsburgut ndaj M...
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit