Afërsisht 110 mijë shqiptarë e të huaj kanë prekur territorin shqiptar në vetëm 48 orët e fundit, në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
“Në të gjitha pikat e kalimit kufitar, portete dhe në aeroport janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje, me qëllim, krijimin e lehtësirave ligjore duke eleminuar radhët e gjata, si dhe për tu ofruar një shërbim cilësor, të kulturuar e në kohë të gjithë shtetasve shqiptarë e të huaj që qarkullojnë nëpëmjet këtyre pikave të kalimit kufitar.
Gjatë 48 orëve të fundit nga të gjitha pikat e kalimit kufitar ka patur fluks në hyrje dhe lëvizje normale në dalje konkretisht:
Kanë hyrë 109 598 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 26 892 mjete.
Kanë dalë 69 476 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 18 965 mjete.
Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, kanë hyrë në vendin tonë edhe 11346 turistë të huaj nga vende të ndryshme, të organizuar në grupe dhe shoqata , me destinacione të ndryshme në vendin tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar, shkruan Top Channel.
Po në kuadër të masave, Policia Kufitare ka shtuar prezencën policore edhe në patrullim në kufirin e jeshil dhe atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimatrie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?