Lekaj tregon edhe sa vjet Kosova duhet të investojë në rrugë

14:47 | 25 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kosova investimet më të mëdha pothuajse që nga pas lufta e bënë në infrastrukturën rruge, duke ndërtuar autostrada, rrugë nacionale e regjionale. Mirëpo, si duket për 3 vjet Kosova do t’i ketë të gjitha këto rrugë të nevojshme.

Kështu ka thënë Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, derisa ka folur për punën 100 ditore të dikasteret që ai drejton, shkruan Ndërtimi.info.

Ai, ka thënë se për tri deri në katër vjet Kosova nuk do të ketë nevojë për investime të mëdha në rrugë.

“Unë mendoj që Kosova për tri vitet e ardhshme apo katër vitet e ardhshme do t’i hedhë prej hartës investimet e mëdha për autostrada, për infrastrukturë sepse do të përfundojnë diku 95 për qind të gjitha këto rrugë nacionale, rrugët regjionale dhe t’i kthehemi edhe ndihmesës tonë, vizionit tonë që e kemi komunat”, ka theksuar Lekaj.

Ministri Lekaj, ka thënë që brenda kësaj kohe do të ketë bashkëpunim me komunat për investimet e duhura./Ndertimi.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme