Ervin Skela bashkohet me Michael Ballack, arsyeja do të ju prekë të gjithëve

14:44 | 25 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Mesfushori legjendar shqiptar, Ervin Skela, ka kohë që është përshendetur nga futbolli aktiv.

Por, ai nuk është ndarë për asnjë moment nga futbolli.

Skela do të merrë pjesë në një turne humanitar për klubin Çemnitzer, i cili është në krizë financiare.

Ai do të jetë në të njëjtën skuadër me legjendën gjermane, Michael Ballack.

Organizatorët kanë mbledhur lojtarët më të famshëm që kanë veshur fanellën e këtij klubi, ku ndër ta bën pjesë edhe vlonjati Ervin Skela

Turneu do të jetë i ndarë në dy grupe. Klubi gjerman raporton se deri tani janë shitur rreth 2000 bileta. Çmimet e biletave varjojnë nga 10 euro deri në 30 euro. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme