Google ADS

Pesë të vdekur dje në aksidente rrugore

14:16 | 25 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, në tërë territorin e Kosovës kanë vdekur tre persona si pasojë e aksidenteve në trafik.

Një prej aksidenteve ka ndodhur në Komoran të Drenasit kur vozitësja femër, duke drejtuar veturën Audi A-4 dyshohet se  nga pa kujdesia ka goditur veturën Mercedes 203. Si pasojë e aksidentit një pasagjere femër ka vdekur ndërsa dy vozitëset dhe një pasagjere tjetër femra kanë pësuar lëndime  dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, shkruan arbresh.info.

Në vende ngjarje kanë dal të gjitha njësit përkatëse.

Me vendim të prokurorit trupi i  pa jetë i  viktimës dërgohet në IML  për obduksion .

Aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin  Greme të Ferizajit kur vozitësja femër, duke drejtuar veturën e saj nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë-aksident trafiku, ku si pasoj  një pasagjere femër K-Shqiptare ka vdekur ndërsa vozitësja dhe  dy pasagjere  tjera femra kanë pësuar lëndime  dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarje kanë dal të gjitha njësit përkatëse.

Rreth orës 22:00 edhe viktima e dytë një pasagjere femër K-Shqiptare ka ndërruar jetë në QKUK.

Vozitësja pas pranimit të tretmanit mjekësor në spitalin e Ferizajt me vendim  të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa trupat e  pa jetë të dy viktimave dërgohen në IML për obduksion.

Ndërkaq, aksidenti tjetër i rëndë ka ndodhur  në fshatin Skivjan të Gjakovës kur  vetura VË Bora  të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull,  në mënyrë frontale ka goditur veturën VË Golf, ku vozitësi mashkull  dhe pasagjerja femër kanë vdekur në vend ndërsa dy pasagjerë tjerë kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në QKUK.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë dërgohen në IML për  obduksion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme