Një makinë është përplasur për dyert e selinë së partisë Social-Demokratike në Gjermani.
Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në Berlin, transmeton portali arbresh.info. Shoferi, një 58 vjeçar besohet të jetë i vetmi i lënduar.
Shoferi i tha policisë se kishte dashur të vriste veten, njofton policia e Berlinit.
Oficerët gjetën bombola me benzinë dhe çakmak brenda makinës.
Hetuesit po e trajtonin incidentin si një përpjekje të mundshme të zjarrvënies dhe gjithashtu zbuluan se i dyshuari më parë kishte lënë një qese me bombola gazi përpara selisë së Kancelares Angela Merkel.
Nuk kishte asnjë indikacion se burri, i cili u plagos lehtë në aksident, ishte një ekstremist./Arbresh.info/
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK