Rreth 5 mijë pasagjerë dhe 1500 makina kanë mbërritur dje në portin e Durrësit me 6 tragete që ishin nisur nga portet italiane.
Pasagjerët shprehen se ka pasur vonesa disaorëshe në portet italiane, për shkak të fluksit të madh të krijuar atje, ndërsa nga ana tjetër në portin e Durrësit procedurat zgjasin më pak në kohë.
Nisja e fluskit në prag të festave të fundvitit ka bërë që kompanitë e lundrimit të shtojnë numrin e tragateve për të përballuar fluksin në fjalë. Dy nga tragetet që kanë mbërritur më herët mëngjesin e sotëm në Durrës janë nisur sërish drejt Italisë për të ardhur përsëri pasdite vonë.
Autoriteti Portual në bashkëpunim me degën e Doganës dhe Policinë Kufitare kanë rritur numrin e sporteleve për përballimin e fluksit të udhëtarëve, i cili pritet të zgjasë deri në prag të ndërrimit të viteve./agjensia durreslajme
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?