Serbia ta marrë NATO-n si kërcënim

12:23 | 25 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Në Serbi është mbajtur paneli i diskutimit “A duhet Serbia të ketë frikë nga NATO, me të cilën gjithnjë e më shumë bashkëpunojnë”, transmeton portali arbresh.info

Në këtë diskutim është thënë se Serbia duhet ta marrë NATO-n si kërcënim e jo të ketë frikë nga ajo.

“Serbia gjatë gjithë historisë së saj nuk ka qenë kurrë anëtar i ndonjë aleance ushtarake, nuk duhet të trembet e NATO-s, por me urtësi duhet ta marrë atë si një kërcënim”, u tha sot në panel.

Ish ambasadori jugosllav dhe ministri i jashtëm Vladislav Jovanoviç thotë se NATO është “një temë që na ka tejkaluar për 30 vitet e fundit”, sepse kjo aleancë, sipas mendimit të tij, është e angazhuar gjithnjë në “mohimin dhe dëmtimin e të gjitha interesave të mundshme kombëtare dhe shtetërore të Serbisë”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme