Instituti për Hulumtime dhe Analiza – Prishtinë (IHAS-P), ka publikuar sot të dhënat e një pyetësori me qytetarë për punën 100-ditëshe të Qeverisë së Kosovës.
Sipas këtij hulumtimi, tri dështimet më të mëdha të qeverisjes Haradinaj në 100 ditëshin e parë janë Demarkacioni, liberalizimi i vizave dhe shpenzimet e mëdha për ministra e zëvendësministra, shkruan arbresh.info.
Qytetarët mendojnë se kryeministri Haradinaj do të ballafaqohet me problem të mëdha në 100 ditëshin e ardhshëm.
Ata kanë përmendur Demarkacionin, liberalizimin e vizave, Gjykatën Speciale dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës si sfida me të cilat do të përballet Haradinaj vitin e ardhshëm.
“Tri dështimet më të mëdha të Qeverisë Haradinaj në 100 ditëshin e parë janë shpenzimet e mëdha, numri i madh i ministrave e zëvendësministrave, ku 27 për qind e qytetarëve mendojnë se dështim janë shpenzimet e 28 për qind thonjë se është mosliberalizimi i vizave pasi Haradinaj kishte premtuar se brenda 100 ditëshit të qeverisjes do të ketë liberalizim të vizave”, thuhet në raport.
Sipas hulumit, 69 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se nuk kanë njohuri për planin e Qeverisë Haradinaj.
Ndërkaq, në pyetjet se cilat janë të arriturat më të mëdha të Haradinajt, 32 për qind e qytetarëve mendojnë se është sektori energjetik për shkak të nisjes së shpronësimeve në Shipitullë e Hadë dhe nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, 28 për qind mendojnë se është shëndetësia për shkak të vizitave të tij të shpeshta në QKUK dhe 17 për qinsd mendojnë se është stimulimi i prodhimeve vendore.
Hulumtimi është kryer me 900 respodentë në 7 qendrat kryesore të Kosovës./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1638820156183070/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...