Google ADS

Mediat shqiptare: Dy futbollistë nga Kosova largohen nga Skënderbeu

11:00 | 25 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Skënderbeu ka një grup të madh me lojtarë, ndërkohë që për ta ka edhe oferta të rëndësishme. Dy prej më të kërkuarve janë Bajram Jashanica dhe Sabien Lilaj.

Qendërmbrojtësi do të shitet që në këtë merkato, pasi e duan në Rusi dhe Belgjikë, por ende nuk është konkretizuar gjë. Jashanica me shumë gjasa nga aspekti sportiv do të jetë një nga humbjet më të mëdha të Skënderbeut.

Veç tij edhe një tjetër lojtar nga Kosova mund të “divorcohet” me korçarët. Bëhet fjalë për Donjet Shkodrën, mesfushorin e afruar në verë nga Flamurtari.

Gjilanasi nuk ka pasur hapësira dhe për të më e mira do ishte ta vijonte karrierën diku tjetër, ku të mund të luajë dhe të tregojë vlerat e tij, që të gjithë i panë në Vlorë, ku shënoi 10 gola. /Sportal.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme