Google ADS

Barça në garë me Chelsea për mbrojtësin italian të klasit botëror

09:42 | 25 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Barcelona do të garojë me Chelsea dhe Manchester City, për nënshkrimin e mbrojtësit italian të AC Milan, Leonardo Bonucci.

Bonucci u transferua verën që shkoi në San Siro nga Juventusi për shumën e 30 milionë euro, por nuk ka pasur sukses ashtu siç ishte pritur.

Qendërmbrojtësi ishte yll në Juventus, duke i ndihmuar në fitimin e trofeve si dhe në Ligën e Kampionëve, në dy vitet e fundit.

Leonardo Bonucci

Bonucci u transferua nga milionerët kinez për ta ringjallur gjigantin italian, por deri më tani nuk kanë pasur sukses, pasi Milan renditet në mesin e tabelës së Serie A.

Sipas “Express.co.uk” tre gjigantët evropian janë në garë për shërbimet e tij, transmeton arbresh.info.

Trajneri spanjoll i Manchester City, Pep Guardiola, është i interesuar në nënshkrimin e tij, se sa të nënshkruaj me Jonny Evans dhe Virgil van Dijk.

Që të tre qendërmbrojtësit mund të paraqiten në Ligën e Kampionëve, por italian favorizohet më shumë.

Besohet se Chelsea është i gatshëm të bëjë lëvizje, në rast se Bonucci është i lirë të largohet nga rosonerët.

Antonio Conte and Leonardo Bonucci

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, kishte punuar me lojtarin në Juventus dhe kombëtaren e Italisë.

Po ashtu në garë do të jetë edhe Barcelona, pasi është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Javier Mascherano do të largohet nga Nou Camp në janar për në kampionatin kinez. /arbresh.info/

Të ngjashme