Guardiola: Aguero do e vendosë vetë të ardhmen e tij

09:36 | 25 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ditët e fundit është folur shumë se “Kun” Aguero nuk ndihet mirë te Manchester City.

Sulmuesi argjentinas nuk e ndjen më veten si ylli i skuadrës dhe tashmë e sheh vendin në formacion të rrezikuar nga shpërthimi i Gabriel Jesus, shkruan Top Channel.

Kundër Manchester United ishte rezervë dhe kjo ka qenë e tepërt për të mesa duket.

Kur u pyet për këtë çështje, trajneri i City-t, Pep Guardiola nuk e fshehu që gjërat nuk po shkojnë mirë:

“Unë kam qenë vetë futbollist dhe e kuptoj trishtimin e atyre që zëvendësohen ose që nuk luajnë. Unë e respektoj Agueron për atë që ka dhënë dhe do e respektoj edhe në të ardhmen, pavarësisht se çfarë do të bëjë ai. Është legjendë. Do të vendosë ai vetë për të ardhmen e tij”. /Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme