Ky lajm nuk do tu pëlqejë tifozëve të Milanit, dështimi i madh i Premierligës po kërkohet nga ‘kuqezinjtë’

09:16 | 25 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Sulmuesi anglez, Daniel Sturridge, tash e një kohë nuk është i lumtur te skuadra e Liverpoolit, transmeton arbresh.info.

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë po e kërkon largimin nga Liverpooli pasi që nuk e ka besimin e trajnerit gjerman Juregn Klopp tash e një kohë.

Sturridge po kërkohet nga Milani, që shpreson t’i marr shërbimet e tij në afatin e janarit.

Sturridge pritet të largohet nga ‘Anfild Road’ për shifrën e 40 milionë eurove pasi që për shërbimet e tij po interesohet skuadra e Milanit.

Në rast se Sturridge nuk luan rregullisht, rrezikon pjesëmarrjen me Kombëtaren e Anglisë në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Rusi në verën e vitit 2018. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme