Liverpooli mund ta transferojë në afatin kalimtar të janarit portierin gjerman të PSG, Kevin Trapp.
Portier gjigant ishte në Paris Saint-Germain ishte transferuar në vitin 2015 dhe deri tani ka bërë 60 paraqitje në Ligue 1, por është duke u lidhur me një largim nga Parc des Princes.
Trapp ka humbur vendin e titullarit nga Alphonse Areola, i cili ka bërë portën e gjigantit parisen për veti.
Agjenti i portierit gjerman ka bërë të ditur se klienti i tij mund të transferohet në Anfield Road, dhe se mund të largohet qysh në janar nga PSG, raporton “Metro.co.uk”, transmeton arbresh.info.
“Nëse ka ndonjë mundësi gjatë dimrit, Kevin dëshiron të largohet nga Paris”, tha Jor Neubauer.
Kevin Trapp më herët kishte lavdëruar klubin nga qyteti i ‘Bittels’ se është një klub me traditë të madhe.
“Është një klub me traditë të madhe. Dhe natyrisht, unë jam një fans i Premierligës. Ata kanë fituar shumë trofe dhe Jurgen Klopp është një trajner shumë mirë”, kishte deklaruar reprezentuesi gjerman muajin e kaluar.
Të kuqt janë duke pasur probleme me dy portierët, Simon Mignolet dhe Loris Karius, pasi që të dy nuk janë konsistent në formën e tyre. /arbersh.info/
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...