Kampioni aktual i Premierligës, Chelsea, është duke menduar që të përforcohet në repartin e sulmit.
Këtë sezon skuadra e drejtuar nga trajneri italian, Antonio Conte, nuk e ka nisur mbarë dhe ka mbetur mbrapa në garën për titull, pasi renditet në pozitën e tretë me 39 pikë, raporton “The Mirror”, transmeton arbresh.info.
Në listën e Contes, prinë ish sulmuesi i Manchester United, Wilfried Zaha, që aktualisht është anëtar i Crystal Palace.
Në 13 ndeshje, 25-vjeçari Zaha ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Kjo ka bërë që ai të kërkohet nga Antonio Conte i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij në ‘Stamford Bridges’.
Sipas medieve angleze, Chelsea është e gatshme ta paguajë klauzolën e lojtarit prej 30 milionë funteve. /arbresh.info/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person