Google ADS

A ka ndeshje të kurdisura në Shqipëri? Vjen përgjigja e Dukës

23:33 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka folur për disa çështje të nxehta. 

Nga zgjedhja e trajnerit të ekipit tonë kombëtar, kreu i FSHF-së në intervistën për Supersport foli edhe për trukimet e ndeshjeve në kampionatin shqiptar.

“Në një periudhë kur ne bëmë Kupën e Shqipërisë me grupe kishte shumë ndeshje të dyshuara. Në Kategorinë Superiore mund të numërohen me gishtat e një dore.

Ka të dyshuara, por jo të provuara. Është 20 herë më i vogël numri i ndeshjeve të dyshuara. Nuk i bëjmë publike, sepse i dëmtojmë imazhin një klubi. Për sa kohë nuk janë të vërtetuara nuk mund të akuzojmë”, pohoi Duka. /Supersport/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme