Google ADS

Tunizia ndalon aterimin e linjave ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe

22:57 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Tunizia ka ndaluar linjën ajrore të Emirateve nga ulja në kryeqytetin Tunis, pasi një numër i grave tuniziane ishin ndaluar të hipnin në fluturimet e saj.

Ky veprim vjen në mes të zemërimit të përhapur në Tunizi, me grupet e të drejtave duke dënuar masat si “raciste dhe diskriminuese”, transmeton portali arbresh.info

Ministria e transportit tha se masa do të qëndronte në vend deri sa Emiratet të ishin në gjendje të “operonin fluturimet në përputhje me ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare”.

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se “informacioni i sigurisë” shkaktoi vonesat, raporton AFP.

“Ne kontaktuam vëllezërit tanë tunizianë për informacionin e sigurisë që kërkonte kryerjen e procedurave specifike”, tha ministri i Jashtëm i Emirateve Anwar Gargash në Twitter.

“Ne i vlerësojmë shumë gratë tuniziane dhe i respektojmë ato,” shtoi ai.

Zyrtarët e qeverisë tuniziane thanë se Emiratet e Bashkuara Arabe kishin ndaluar gratë tuniziane të fluturonin brenda ose të kalonin nëpër territorin e saj.

Të premten qeveria tuniziane tha se i kishte kërkuar ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe të sqaronte se çfarë po ndodhte, ku ai u ishte thënë se masat ishin të përkohshme dhe tashmë ishin hequr./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme