E premtja e kësaj jave shkaktoi një “dramë” të padiskutueshme në vend.
Pothuajse situata eskaloi aq shumë sa qytetarët filluan të shprehnin frikën e tyre teksa ambasadorët deklaroheshin se është dita më e rrezikshme për vendin që nga paslufta.
Mbledhja e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme lidhur me shfuqizimin e Gjykatës Speciale dështoi të mbahej pasi në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendin, nuk ishin të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e nevojshëm.
Së fundi është pikërisht zv/kryeministri i vendit, njëherësh Ministër për Kthim në Qeverinë Haradinaj, Dalibor Jevtiq i cili ka deklaruar se ka zëra brenda Kuvendit të Kosovës që kanë theksuar se pritet që aktakuza e parë nga Specialja të ngritët nesër më së largu gjatë këtyre tri ditëve.
E lidhur me këtë, Indeksonline e ka kontaktuar avokatin Tomë Gashi, i cili ka thënë se askush përveç Zyrës së Prokurorit David Schwendiman, nuk e di se kur do të ngritën akuzat e para.
“Tani për tani Kuvendi është tërhequr nga iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, sepse janë në pushim deri më 15 janar. Ngjarjet kanë qenë të aranzhuara për fuqizimin e personave të caktuar karshi Bashkësisë ndërkombëtare dhe kjo për të marr pozicion mbrojtës në raport me Specialen”, ka shtuar Gashi.
Duhet shtuar që ishte paralajmëruar se ngritja e aktakuzave të para të Speciales do të ndodhë shumë shpejtë por pa u përmendur asnjë datë e veçantë. Ndryshe iniciativa e fundit për mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për rrëzimin e kësaj Gjykatë është quajtur edhe si iniciativë e dështuar./Indeksonline/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...