Google ADS

Besnik Hasi i hakmerret gjigantit grek, e dërgon në gjykatë

18:44 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Trajneri shqiptar, Besnik Hasi, ka filluar betejën ligjore ndaj gjigantit grek, Olimpiacos.

Hasi u shkarkuar në muajin shtator, edhe pse ai kishte kualifikuar klubin për në Ligën e Kampionëve.

Ish trajneri i Anderlechtit ka vendosur që ta padisë klubin grek për mos kryerjen e obigimit financiar ndaj tij.

Olimpiacos i detyrohet trajnerit shqiptar 1.2 milionë euro për muaj që parashikohej në kontratë.

Grekët nuk i përmbushin detyrat e tyre dhe Hasi u detyrua ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme