Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger, ka sygjeruar se mund t’i ofrohet një kontratë e re mesfushorit, Jack Wilshere.
Mesfushorit anglez i skadon kontrata në fund të sezonit, por Wenger ka zbukluar se bisedimet për kontratë të re janë duke shkuar mirë.
Karriera 25 vjeçarit është dëmtuar nga lëndime të shumta të cilat i ka pësuar gjatë viteve të fundit, megjithatë ai në këtë sezon është rikthyer fuqishëm dhe është në top formë.
Pas një super paraqitje në barazimin 3 me 3 me Liverpoolin në Emirates Staidum, trajneri francez ka thënë se mund t’i ofrohet një kontratë e re.
Shumë klube nga Premierliga kanë shfaqur interesim për Wilishere, tashmë West Ham e ka bërë publike interesimin e tyre.
“Ne kishim katër lojtarë kundër Liverpoolit, që kanë dalur nga akademia jonë. Ainsley Maitland-Niles, Hector Bellerin, Alex Iwobi dhe Jack Wilshere”, tha Wenger.
“Ne jemi të vetmit nga skuadrat e mëdha, me kaq shumë lojtarë nga akademia. Zakonisht ne i mbajmë këtë lojtarë”, shtoi francezi.
Wilshere zhvilloi një super ndeshje ndaj Liverpoolit dhe Wenger ka mbetur i impresionuar me përformancen e yllit anglez.
“Ai ishte njëri nga lojtarët që luajti shumë mirë në pjesë të parë, me përkushtim. Ju e njohni Jack, ai kurr nuk është i bllokuar. Çfarë bëri ai në pjesë të dytë, e kam pëlqyer. Ai është më i mirë se në dy apo tri vitet e fundit”, përfundoi Wenger.
Arsenali dhe Liverpooli ndanë pikët pas një super lojë të zhvilluar në Emirates Stadium. /arbresh.info/
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...