Google ADS

Reagon ambasada franceze për vdekjen e Florencit

17:47 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ambasada franceze në Tiranë, i ka shprehur ngushëllimet familjes së 23 vjeçarit shqiptar, Florenc Beqiraj, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë në një spital të Marsejës.

Me anë të një mesazhi dërguar familjes së të ndjerit, ambasada franceze siguron se 23 vjeçarit do ti bëhet autopsi e plotë dhe se do të zbardhet e gjithë ngjarja.

Gjithashtu ambasada shton se hetimet rreth kësaj tragjedie do të shkojnë deri në fund, dhe përgjegjësit do të vihen para drejtësisë./Syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme