Koreja e Veriut: Sanksionet e reja të OKB-së, akt lufte

17:00 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Koreja e Veriut ka përshkruar sanksionet e reja të vendosura nga OKB-ja ndaj këtij vendi, një akt lufte.

Në një deklaratë të ministrisë së jashtme, thuhet se masat janë të barabarta me një bllokadë totale ekonomike, njofton agjencia e lajmeve KCNA, transmeton portali arbresh.info

Më tej deklarata shton se forcimi i parandalimit të Koresë së Veriut ishte e vetmja mënyrë për të penguar SHBA.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi sanksionet e reja të premten, në përgjigje të testeve raketore balistike të Phenianit.

Rezoluta e hartuar nga Shtetet e Bashkuara – mbështetur njëzëri nga të gjithë 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit – përfshin masat për të ulur importet e naftës së Koresë së Veriut deri në 90%.

Koreja e Veriut është tashmë subjekt i një sërë sanksionesh nga SHBA, OKB dhe BE./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm