Moti për javën e fundit të 2017-s

16:14 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e fundit e këtij viti do të shoqërohet me mot relativisht të butë, me temperatura të cilat fillimisht do të jenë mbi vlerat e mesatareve deri në 11 gradë Celsius duke shënuar rënie në fundjavë.

“Nga mesi i javës do të ketë vranësira të theksuara të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e në fundjavë do të ketë kushte për reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi maksimale deri 15m/s, ndërsa gjatë vikendit do të ketë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme