Google ADS

Sherr masiv mes shqiptarëve dhe serbëve në Zvicër, katër të plagosur

14:01 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info
Në një rrahje masive që ka ndodhur natën e mbrëmshme në një ndërtesë banimi në qytetin e Bazelit katër persona kanë pësuar lëndime serioze dhe janë dërguar në spital.
Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar shtatë persona që ishin pjesë e zënkës.
Konflikti në mes të personave në fjalë ka ndodhur pak para orës 1 të pas mesnatës, bën të ditur Prokuroria Publike e Baselstadt-it, transmeton albinfo.ch. Në mesin e të lënduarve më rëndë janë pronari i banesave dhe një person tjetër.

Rrjedha e saktë dhe as motivi i zënkës është objekt i hetimeve, thotë prokuria.

Ndërkohë merret vesh se të arrestuarit janë tre persona me shtetësi zvicerane, dy me shtetësi kosovare, një me shtetësi shqiptare dhe një tjetër, me shtetësi serbe, transmeton albinfo.ch

Të gjithë të përsfhirët në konflikt janë të moshave në mes 21 dhe 32 vjeçare.

Përveç mjekut të emerghjencës dhe sanitetit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe një ambulancë e Kryqit të Kuq Gjerman dhe njësiti i zjarrfikësve.

Në njoftimin e dhënë nga policia përmendet vetëm përkatësia shtetërore dhe jo edhe ajo etnike e të përfshirëve në konflikt. Nisur nga rrethanat e përshkruara të ngjarjes, nuk përjashtohet mundësia që të gjithë ose shumica e të përfshirëve të jenë shqiptarë etnikë por me përkatësi të ndryshme shtetërore, gjegjësisht nga: Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Serbia./albinfo.ch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme