Google ADS

Tiranë, djali vret babain dhe e hedh në liqen

11:17 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një vrasje tronditëse u zbardh nga Policia e Tiranës mëngjesin e së dielës. Selman Alija, 28 vjeç, dyshohet se ka vrarë të atin në oborrin e shtëpisë së tyre në zonën e Shkozës.

Më pas, e ka futur trupin e pajetë të babait të tij në makinën e familjes dhe e ka hedhur në Liqenin e Farkës, ku sot në mëngjes u gjet nga policia.

Mbrëmjen e së premtes, 28-vjeçari e ka qëlluar të atin 74-vjeçar me çekiç disa herë në pjesën e kokës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

  Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme