Google ADS

Më në fund është zbuluar se nga cilët mishra mund të sëmuremi nga kanceri dhe cilët janë të sigurt

10:41 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Konsumimi i mishit me decenie është i lidhur me kancerin, ndërkaq hulumtuesit më në fund kanë zbuluar shkakun.

Shkencëtarët e Universitetit të Nevadës kanë identifikuar gjenin te kafshët e caktuara – duke përfshirë lopët dhe disa lloje peshqish – të cilin e lidhin me sëmurjen nga kanceri.

Te peshqit të cilët e kanë këtë gjen, është gjetur në sasi të vogla në mish, ndërkaq në sasi të mëdha në havjar i cili bëhet nga vezët e tyre.

Ky gjen, i quajtur CMAH, mund të çojë në krijimin e llojeve të caktuara të sheqerit në kafshë, transmeton Telegrafi.

Ai sheqer pastaj aktivizon proceset inflamatore kur hamë mish të kuq. Ato inflamacione pastaj shtojnë rrezikun për krijimin e tumoreve dhe të sëmundjeve kardiovaskulare.

Hulumtimet e mëhershme e kanë lidhur këtë sheqer të rrezikshëm me sëmurjen nga kanceri, mirëpo raporti më i ri i publikuar në revistën ‘Biologjia gjenome dhe evolucioni’, është i parë i cili ka identifikuar kafshët me gjenin CMAH, të cilat gjithashtu kanë këtë sheqer.

Hulumtuesit shpresojnë që zbulimi i tyre do t’u ndihmojnë të tjerëve që edhe më shumë t’i zgjerojnë rezultatet e tyre dhe të zbulojnë se edhe cilat kafshë përmbajnë këtë sheqer të rrezikshëm.

Nëse brengoseni për shëndetin tuaj, më së miri do të jetë që të hani mish pule apo mish gjeldeti, sepse ato nuk i përmbajnë këto sheqerna. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme