Moti sot në Kosovë

08:23 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me intervale me diell.

IHK thotë se vranësirat ditën e diele kanë mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme