Google ADS

Qytetarët nuk blejnë më mjete piroteknike siç bënin dikur

08:01 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Jemi në prag të festave të fundvitit dhe ato që po përdoren çdo ditë e më shumë janë mjetet piroteknike si shenjë festive për ardhjen e Vitit të Ri, shkruan arbresh.info.

Këto mjete mund të jenë shumë të rrezikshme sidomos për fëmijët të cilët nuk hezitojnë t’i përdorin.

Mirëpo, sasia e mjeteve piroteknike që po përdoren në Kosovë për festa ka rënë dukshëm viteve të fundit.

Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Ai ka thënë se krahasuar me vitin e kaluar, importi i mjeteve piroteknike që kanë hyrë në Kosovë ka rënë për trefish.

“Deri tani kemi rreth 23 mijë kilogram ndërsa vitin e kaluar kishim rreth 74 mijë kilogram, pra kemi një ulje të importit të fishekzjarrëve”, ka thënë ai.

Ndërsa bazuar në statistika e dërguara nga Stavileci, vlera e totale e të hyrave për vitin 2016 është 116 mijë e 417.14 euro, vlerë e cila ka rënë dukshëm në vitin 2017, që është 37 mijë e 945.75 euro.

Policia e Kosovës në një përgjigje për arbresh.info ka thënë se bazuar në procedurat e parapara janë institucionet dhe inspeksionet kompetente që merren me kontrollin e tyre.

“Bazuar ne procedurat e parapara institucionet/inspekcionet kompetente merren me kontrollin e tyre, ndërsa Policia e Kosovës është e gatshme te veproje ne te gjitha rastet ku kërkohet dhe vlerësohet nevoja e veprimit policor”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Shitja e fishekzjarrëve sipas Policisë lejohet nga data 19 e deri më 31 dhjetor ndërkaq, përdorimi i tyre, nga data 26 dhjetor deri më 2 janar./R.Rexhepi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme